Mirlind Daku ka mbetur te skuadra e Rubin Kazanit edhe për një sezon tjetër, edhe pse pati oferta nga dy skuadra të tjera nga Rusia si Spartaku i Moskës dhe Krasnodari.
Ishte raportuar se ofertat e dy skuadrave ruse ishin tejet të majme për sulmuesin shqiptar, madje një shkoi deri në 13 milionë euro, por që e refuzuan nga klubi rus.
Mbrëmë është mbyllur afati i transferimeve në Rusi, kështu që Daku tani ka vetëm opsione të tjera për të lëvizur, të cilat janë: Turqia, Meksika, Mali, Azerbajxhani dhe Izraeli.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë gjatë vitit 2023 ishte transferuar te Rubin Kazani për vetëm 1.2 milionë euro nga NK Osjeku, kurse ekipi rus pati mundësi të bënte përfitime marramendëse nga shitja e tij, nëse oferta e 13 milionëshit ka qenë e vërtetë.
26-vjeçari e ka nisur mrekullisht sezonin e ri në Premier League në Rusi, duke shënuar pesë gola në shtatë ndeshje. Gjithashtu ka regjistruar edhe tri asiste.