Sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku ka nisur shumë mirë sezonin e ri në kampionatin rus.
26-vjeçari ka shënuar golin e dytë sezonal me fanellën e Rubin Kazan.
Daku ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, golin e fitores momentale 1-0 (ndeshja po luhet) të Rubinit përballë Khimkit.
Ky është goli i dytë në 3 ndeshje të luajtura në kampionat për sulmuesin.