Këto komente erdhën pas rezultateve të para të zgjedhjeve në Tibet, që kanë nxjerrë fitues liderin e Qeverisë tibetiane në ekzil, Lobsang Sangay, si pjesë e një strategjie që t’ia sjellin autonominë e munguar prej disa vitesh Tibetit.
Kina thotë që Dalai Lama i cili u largua në ekzil në Indi pas një kryengritjeje të dështuar ndaj Kinës në vitin 1959, është një separatist i dhunshëm. Ai mohon ta ketë përkrahur dhunën dhe do vetëm një autonomi të paqes për Tibetin.
Armiqësia mes të dyjave vendeve, dhe lufta për të pasur kontrollin e budizmit tibetian, është në zemër të debatit mbi rimishërimin, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Budizmi tibetian thotë se shpirti i një Lame lartë rimishërohet në trupin e një fëmije pas vdekjen e tij. /Insajderi.com