Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Erjon Gega, ka bërë akuza të forta në emisionin “Shqipëria Live”, ku u diskutua fotografia që Arjon Luli postoi me Anën 1 që shfaqeshin në shtrat.
Erjoni tha se veprimi i Arjonit ishte i tepruar por diçka e drejtë.
“Nuk jam dakord, por gjesti i tij po tregon një skandal që është bërë në “Për’puthen”.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe mes meje dhe Anës, pasi kam patur sms dhe telefonata me të edhe jashtë studios”, tha ai.