Kylian Mbappe ka shqetësuar miliona franceze me lëndimin që pësoi në fundin e ndeshjes ndaj Austrisë.
Fillimisht Deschamp konfirmoi se lojtari ka thyer hundën duke vënë në pikëpyetje prezencën e tij për ndeshjen ndaj Holandës.
Por Federata Franceze me lajmin e fundit ka qetësuar fansat e lojtarit duke konfirmuar rikthimin e tij.
Mbappe me shumë gjasa do të luaj me maskë në Euro 2024, por nuk do t’i nënshtrohet operimit.
Kylian Mbappé është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze dhe do të jetë në fushë të premtën ndaj Holandës.