
Një krim i tmerrshëm ndodhi në fillim të majit në qytetin serb të Novi Sadit. Aty, 46-vjeçarja Teresa Peric goditi me thikë partnerin e saj 42-vjeçar, Srdjan, në gjumë, më pas e preu me sharrë elektrike , duke i prerë këmbët, më pas i nxori organet dhe i gatoi në një tenxhere.
Në fakt, e gjithë kjo u shpalos para syve të vajzës së autores së krimit, të cilën e kishte nga martesa e saj e parë. Vajza e vogël e Terezës i ka tregua vëllait të saj gjithçka ka përjetuar atë ditë.
“Është e vërtetë që nëna ime kishte planifikuar ta vriste shumë kohë më parë . Ajo është e sëmurë mendore. Nuk i mora seriozisht kërcënimet e saj edhe pse ajo ishte e inatosur prej kohësh me të”, tha Damir, duke shtuar: “Një herë i vuri zjarrin shtratit. Nëna ime ishte ekstreme në ndjenjat e saj. Natën fatale, më duhej të takoja motrën time . Më mori në telefon dhe më tha të telefonoja urgjentisht policinë .”
Ai thjesht tha: “Mami e vrau Srdjanin . Ajo e goditi me thikë në dhomën e gjumit dhe arriti t’a çojë në kuzhinë. Aty ajo vazhdoi ta godiste me thikë. Fjalët e tij të fundit ishin: “Thirrni një ambulancë .”