Dalin detajet e "sulmit terrorist" në Izrael, i katërti në dy javët e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dalin detajet e “sulmit terrorist” në Izrael, i katërti në dy javët e fundit

    Insajderi
    07 April 2022 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportohet se të paktën 2 persona mbetën të vdekur dhe të paktën 4 të tjerë janë plagosur nga një sulm të armatosur në kryeqytetin e Izraelit Tel Aviv, transmeton Insajderi.

    Sipas deklaratës së radios së ushtrisë izraelite, sulmi i armatosur ka ndodhur në rrugën Dizengoff në qendër të qytetit.

    Përveç shumë ekipeve të policisë, në vendin e ngjarjes u dërguan edhe shumë ekipe ambulatore.

    Në një deklaratë të bërë nga policia izraelite, thuhet se sulmi u konfirmua si një “sulm terrorist” dhe se “në rajon u nisën përpjekje gjithëpërfshirëse të kërkimit” për të gjetur sulmuesin, transmeton Insajderi.

    Përmes kësaj deklerate, policia izraelite gjithashtu paralajmëroi qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë larg zonës.

    Kujtojmë se 11 persona kishin humbur jetë në 3 sulme që kishin ndodhur në datat 22-29 mars në qytete të ndryshme të të Izraelit./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark