Detaje të rënda janë zbuluar nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier nga Klodian Çalamani. Vogëlushi pak para krimit i kishte blerë bukë autorit, Klodian Çalamani, megjithatë kjo as që i ka bërë përshtypje atij për të hezituar në kryerjen e krimit makabër.
Sipas policisë 8-vjeçari u godit nga Klodian Çalamani me një kazmë në kokë dhe më pas u gropos me baltë në oborrin e shtëpisë nga Çalamani.
Kjtojmë se sot, dhimbje, britma dhe lot ishin gjithçka që dëgjoje nga banesa, tashmë e mbuluar me zi, e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.
Ende nuk dihen arsyet se pse 38-vjeçari Klodian Çalamani ka kryer këtë veprim monstruoz, por në dëshminë e tij të parë në policia është shprehur se ‘fëmija e ka sharë dhe më pas ai se ka duruar dhe e ka vrarë’.
Autori paraqitet nga banorët e fshatit Grecalli si një rrugaç dhe horr i të gjitha të këqijave, ku denoncimet ndaj tij kanë qenë të shumta.