Dalin emrat e aksidentit tragjik në Marinëz të Fierit. Mësohet se bëhet fjalë për dy punonjës sigurie që punonin në këtë zonë. Shoferit të mjetit dyshohet se i ka rënë infarkt dhe kjo ka sjellë dhe rënien në kanal.
Viktima të aksidentit janë shtetasit Shkëlzim Beqaj 55 vjeç shoferi dhe Uejol Lagjaj, 39 vjeç pasagjer.
Automjeti ka rënë në një kanal vaditës ne zonen naftmbajtese te Marinzes. Policia, autoambulanca dhe zjarrfikesja ne vendin e ngjarjes. Makina ndodhet ende e permbysur ne kanal. Dyshohet per dy te vdekur ne vend.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një automjet i cili kishte rënë në një kanal me ujë në Marinëz, u bë e mundur nxjerja e mjetit tip “Mitsubishi” dhe e dy viktimave, të cilët u identifikuan, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe E. L., 36 vjeç.