×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pagat e shërbyesëve civil në Kosovë

    Insajderi
    01 October 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vonesës një ditore të pagave të sektorit publik janë ekzekutuar pagat e shërbyesve civil në Kosovë, shkruan Insajderi.

    Mos ekzekutimi i pagave gjatë ditës së djeshme nxiti shume reagime, duke përfshirë edhe opozitën.

    Partia e Ramush Haradinajt madje njoftoi se për këtë veprim të Qeverisë Kurti, kanë kërkuar edhe seancë të jashtëzakonshme.

    Siç u raportua, kjo vonesë ndodhi për shkak se institucioni i Thesarit të Shtetit, ka qenë me ushtrues detyre, si rrjedhojë Ministria e Financave s’ka arritur që të ekzekutojë pagat për shërbyesit civil.

    Ndërkohë, zyrtarisht nga Ministria e Financave ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark