Pamje brenda KEK-ut: Eksperti gjerman po punon, por Kosova ende në terr - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamje brenda KEK-ut: Eksperti gjerman po punon, por Kosova ende në terr

    Insajderi
    27 December 2021 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka vizituar Termocentralin Kosova B ku po bëhet riparimi i sistemit.

    Ai ka falënderuar ekspertin gjerman i cili po qëndron në Kosovë për të monitoruar punët në këtë termocentral.

    “Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët“, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi ka treguar edhe për punët që po bëhen në KEK dhe cilat blloqe të furnizimit me energji janë në funksion.

    “KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese tē TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MË/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MË/h, energji elektrike).Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MË/h energji elektrike. Ndërsa sa i përket njësisë B-2, do t’ju njoftojmë me kohë për te gjitha punët lidhur me rikthimin në punë të Bllokut B-2”. tha Krasniqi.

    Video brenda KEK-ut:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark