Dalin pamje të reja nga arrestimi i Fatmir Shehollit, Policia i sekuestron disa libra në veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamje të reja nga arrestimi i Fatmir Shehollit, Policia i sekuestron disa libra në veturë

    Insajderi
    09 October 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Sheholli u arrestua sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh.

    Në media janë publikuar pamje të reja nga arrestimi, ku shihet se Policia i sekuestron disa libra në veturë.

    Prokuroria Speciale ka lëshuar një komunikatë për arrestimin e Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh, ku njofton se arrestimi i të njëjtit është kryer me asistencë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

    PSRS gjithashtu njofton se i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe njësitet e policisë kryen kryer në vendbanimit e Shehollit.

    “Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, u tha në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark