Pamjet që po shikoni vijnë nga Korça, aty ku po mbahet koncerti i Goran Bregoviç që është shoqëruar dhe me incidente. Videoja e publikuar nga Albanian Post tregon momentin kur policia shoqëron disa persona.
Një prej tyre nis të përplaset me efektivët dhe të ofendojë qytetarët serbë.
“Serbë doni…? Mbajini kur***…doni serbët ju, çfarë po të bëj unë ,”- thotë ai.
Një tjetër kërkon që policia ta lëshojë.
“Më lër more se vij vetë unë, ç’më kap ashtu,”- thotë ai.
Mbrëmjen e sotme në koncertin e Goran Bregoviç u hodh gaz lotsjellës. Burra, gra e fëmijë nisën të iknin nga koncerti me sy të përlotur. Një pre tyre ka përfunduar në spital Policia ka shoqëruar disa persona për këtë incident.