Dalin pamjet e autorëve të vrasjes së Erjon Xhenjes (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e autorëve të vrasjes së Erjon Xhenjes (VIDEO)

    Insajderi
    27 September 2022 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë dalë pamjet e vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje në Shkodër, mbrëmjen e 18-shtatorit.

    Tv Klan ka siguruar nga kamerat e sigurisë në afërsi të lokalit ku u vra i riu. Siç shihet në pamje autorët kanë qenë të dy me kasketa, ndërsa personi në ulësen e pasagjerit dyshohet se është Bajram Çekorja.

    Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është personi që ka qëlluar ndaj 19-vjeçarit Xhenje. Ndërkohe bashkëautori i tij i cili drejton motorçikletën ende nuk është identifikuar nga policia.

    Pasi u larguan nga vendngjarja të dy autorët dogjën motorçikletën dhe armën e përdorur në krim në lagjen ‘Guerrile’. Pikërisht këto prova si dhe dhjetra pamje filmike të administruara nga grupi hetimit çuan policinë në identifikimin e njërit prej autorëve.

    Hakmarrja është pista kryesore e ekzekutimit dhe sipas burimeve vrasja e të riut është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior. Këtë pistë e ka pohuar dhe nëna e viktimës e cila ndër të tjera ka deklaruar se fatkeqësia e djalit të saj 19-vjeçar ishte që kushërinjtë e tij janë me precedentë penal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark