Dalin pamjet e operacioni ndërkombëtar antidrogë ku u kapën rreth 1 ton marijuanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e operacioni ndërkombëtar antidrogë ku u kapën rreth 1 ton marijuanë

    Insajderi
    08 August 2022 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia shqiptare ka nxjerr pamje nga mega-operacioni ndërkombëtar i koduar “SYRI”, i zhvilluar nga ajri, deti dhe toka në bashkëpunim me policinë italiane.

    Gjatë këtij operacioni u sekuestrua rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike marijuanë.

    Policia e Vlorës arrestoi 3 shtetas dhe shpalli në kërkim 1 tjetër, si dhe sekuestroi 3 mjete lundruese (skafe).

    Guardia di Finanza sekuestroi mjetin lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike dhe arrestoi 2 shtetasit që e drejtonin.

    Ky operacion u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark