Dalin pamjet e shqiptarit i cili u arrestua nga policia greke, poshtëronte në TikTok personat me aftësi të kufizuara dhe vajzat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dalin pamjet e shqiptarit i cili u arrestua nga policia greke, poshtëronte në TikTok personat me aftësi të kufizuara dhe vajzat

    Insajderi
    07 February 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florjan Zani, një personazh shumë i njohur në rrjetin social Tik Tok në Greqi është arrestuar nga policia greke për ofendime dhe abuzime ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe vajzave.

    Ndërkohë mediat greke kanë postuar edhe video teksa 35-vjeçari shqiptar poshtëronte personat me aftësi të kufizuara, me qëllim rritjen e shikueshmërisë dhe përfitimit financiar.

    Zani u arrestua mesditen e të martës ndërkohë që pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

    35-vjeçari akuzohet për racizëm, dëmtimin fizik të personave vulnerabël dhe fyerje.

    Me mijëra ndjekës në rrjete sociale, Zani akuzohet gjithashtu se kryente veprime te turpshme me vajzat që i ftonte për të marrë pjesë në videot e tij live në TikTok dhe YouTube.

    Policia bastisi ambientet ku shqiptari zhvillonte transmetimet live.

    Mediat greke bëjnë me dije se kë cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa kompjuterë, hard disqe dhe programe kompjuterike.

    Këtu mund ti shihni pamjet:

    https://www.protothema.gr/greece/article/1463989/hayate-video-dropis-apo-ta-arrostimena-live-stream-exeutelize-atoma-me-noitiki-sterisi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark