×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dalin pamjet e sulmit ndaj konsullatës izraelite në Mynih, adoleshenti i lidhur me Shtetin Islamik erdhi nga …

    Insajderi
    05 September 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamjet e sulmit ndaj konsullatës izraelite në Mynih, ku një adoleshent duket se përdor një armë të epokës së Luftës së Dytë Botërore ta pajisur me një bajonetë, janë bërë virale në rrjet.

    I riu, i cili u vra nga policia gjermane qëlloi me armë pranë Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit dhe Qendrës Naziste të Dokumentacionit në Mynih. Sipas raportimeve të mediave gjermane ai rezulton të jetë një shtetas austriak me trashëgimi boshnjake, i quajtur Emrah I.

    Në pamjet që po qarkullojnë ai shihet duke vrapuar përgjatë trotuarit i veshur me një bluzë të errët dhe pantallona ngjyrë kafe, pak pasi mbërriti në skenën e sulmit me një makinë sportive me targa të Salzburgut.

    Djali që kreu sulmin besohet të jetë vetëm 18 vjeç. Ai qëlloi herë në drejtim të policisë, pranë ndërtesës së konsullatës izraelite – godinës që dikur ka qenë selia e partisë naziste  dhe tani është përshtatur për të adresuar problemet e së kaluarës.

    Prokurori i Bavarisë Joachim Herrmann konfirmoi se adoleshenti u qëllua nga oficerë të armatosur dhe më pas vdiq në vend, ndërsa nga sulmi i tij fatmirësisht nuk pati të lënduar.

    Gazeta austriake Der Standard raportoi këtë pasdite se autori ishte i njohur për autoritetet si një ekstremist i mundshëm dhe dyshohej se kishte shpërndarë në rrjetet sociale propagandë pro Shtetit Islamik.

    Incidenti tronditës vjen në përvjetorin e masakrës famëkeqe të Lojërave Olimpike të Mynihut të vitit 1972, në të cilën 11 atletë izraelitë u vranë nga grupi militant palestinez ‘Shtatori i Zi’, përcjell A2. (2 Televizion)

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark