Dalin pamjet se çfarë ndodhi mes Acerbit dhe Martinezit, pretendohet se mbrojtësi spanjoll pështyu italianin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Dalin pamjet se çfarë ndodhi mes Acerbit dhe Martinezit, pretendohet se mbrojtësi spanjoll pështyu italianin

    Insajderi
    07 May 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Interit siguroi kualifikimin në finalen e madhe të UEFA Champions League, pasi mposhti 4:3 Barcelonën në “Guiseppe Meazza”.

    Te goli për 2:0, ndodhi një incident që nuk u kap nga kamerat kryesore. Ishte mbrojtësi Acerbi dhe Martinez që u kapten me njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline

    Sot është mësuar edhe arsyeja pse ndodhi kjo “përleshje” e lehtë mes lojtarëve pas golit të mesfushorit Hakan Calhanoglu.

    Martinez e pështyu lojtarin kundërshtar, kjo ishte arsyeja pse Acerbi ndali së festuari.

    “Acerbi festoi para fytyrës sime. Ishte një reagim i panevojshëm nga ana ime. Por, unë nuk e pështyva. Nëse do ta bëja do të përjashtohesha nga loja, padyshim”, u shpreh mbrojtësi i Barcelonës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark