×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet: Si u vra biznesmeni shqiptar me dy plumba në kokë mes të Athinës

    Insajderi
    04 October 2021 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar pamjet e vrasjes së shqiptarit Dikenc Halili në Greqi në vendin e quajtur Kristo. 

    Tepelenasi 39-vjeçar, u qëllua me 2 plumba në kokë e një në bark mbrëmjen e djeshme në një lokal të Athinës, ku dhe po konsumonte një pije.

    Nga pamjet dallohet shqiptari i ulur në bar, ndërsa pranë i afrohet një tjetër person, që nxjerr armën dhe e qëllon.

    Të pranishmit në bar largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tmerruan nga ajo që ndodhi.

    Halili menaxhonte një lokal në kryeqytetin grek ku dhe ftonte këngëtarë të njohur dhe dyshohet se shkak i vrasjes të jenë bërë larjet e hesapeve. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark