Ka filluar seanca fillestare ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, në gusht të vitit 2021.
Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.
Kurse, nga informacionet që Prokuroria thotë se ka marrë nga Policia, vërtetohet se Dardan Krivaqa që nga viti 2006 ka qenë i dyshuar për 133 vepra të ndryshme penale. Edhe Arbër Sejdiu ka disa vepra penale.
Në detajet nga aktakuza e ngritur, thuhet se më 21 gusht 2021, Dardan Krivaqa në banesën e tij pa pëlqimin e tanimë të ndjerës e detyron atë të kryejë marrëdhënie seksuale.