Ka filluar seanca e shqyrtimit ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Tre nga 45 të dyshuarit për këtë sulm tashmë janë paraqitur para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Dy javë më parë kjo seancë ishte anuluar pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve për mos qasje në aktakuzë dhe prova, shkruan Insjaderi.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur më 11 shtator një aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, por vetëm tre prej tyre janë në dispozicion të organeve të drejtësisë: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Në agresionin e Banjskës të 24 shtatorit të 2023-ës u vra polici Afrim Bunjaku.