Dalin rezultatet e testeve, kaq pritet t'i mungojë Lewandowski Barcelonës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Dalin rezultatet e testeve, kaq pritet t’i mungojë Lewandowski Barcelonës

    Insajderi
    20 April 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Golashënuesi më i mirë i FC Barcelonës, Robert Lewandowski, do t’i mungojë blaugranasve për tri javët e ardhshme.

    Siç e ka bërë të ditur gazetari italian Fabrizio Romano, Lewandowski ka pësuar një lëndim muskular në pjesën e kofshës në anën e majtë, shkruan Insajderi.

    Sulmuesi polak do t’i mungojë Barcelonës tri javë, i cili nuk ka gjasa të luajë as në finalen e Copa del Rey kundër Real Madridit e as në gjysmëfinale kundër Interit.

    Lewandowski u lëndua pas fitores senzacionale të Barcelonës 4-3 kundër Celta Vigos, i cili u detyrua të zëvendësohej pranë përmbylljes së ndeshjes.

    9-shi i Barcelonës është golashënuesi më i mirë tek Barcelona, me 40 gola të shënuara në të gjitha kompeticionet. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark