Dalja e Britanisë nga BE “do të rrezikonte paqen” në Irlandën Veriore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dalja e Britanisë nga BE “do të rrezikonte paqen” në Irlandën Veriore

    Insajderi
    09 June 2016 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, John Major dhe Tony Blair, kanë paralajmëruar se dalja e mundshme nga Bashkimi Evropian “do të rrezikojë” unitetin e këtij vendi.

    Ata kanë thënë se një gjë e tillë mund të rihapë çështjen e pavarësisë së Skocisë dhe të vë në rrezik të ardhmen e Irlandës Veriore, ku stabiliteti është arritur me mund.

    Dy ish-kryeministrat kanë qenë aktorë të rëndësishëm në procesin e paqes në Irlandën Veriore në vitet 1990.

    Ata kanë dalë sot bashkërisht në një konferencë për media në Iralandën e Veriut.

    Mesazhi i tyre i ka bërë jehonë edhe deklaratës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i cili, në një artikull për revistën britanike New Statesman, ka thënë se është i shqetësuar për paqen dhe prosperitetin e Irlandës Veriore nëse Mbretëria e Bashkuar del nga Bashkimi Evropian.

    Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, më 23 qershor, do të votojnë në referendumin që vendos për të ardhmen e këtij vendi në bllokun evropian. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark