Sot në Drejtorinë e Doganës së Kosovës ishte për vizitë drejtori i përgjithshëm i Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli ku u prit nga homologu i tij Agron Llugaliu.
Kjo vizitë është në vijim të takimit të dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, para pak ditësh në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit diskutuan mbi tema me interes dypalësh me qëllim përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore në kalimin e mallrave në në mes të dy vendeve me theks të veçantë në pikëkalimin e Vërmicës dhe Durrës, procedurat e thjeshtësuara të ndërsjellta, sensibilizimi i opratorëve ekonomikë për këto procedura, mundësia e njohjes së ndërsjelltë të plumbosjes, si dhe sigurimi i prezencës së mundëshme të autoritetve kosovare në Porto Roman.
“Ngritja e bashkëpunimit me Doganën Shqiptare sjell përfitime për biznesin e Kosovës poashtu edhe të Shqipërisë, prandaj administratat tona cdo ditë punojë ashtu që të lehtësojmë biznesin legjitim e në anën tjetër të lujtojmë parregullsit dhe korrupsioni”, tha drejtori i Doganës së Kosovës.