×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Dallavere në konkursin për asistent në “Haxhi Zeka” – Insajderi sjell lidhjet e kandidatit me komisionin vlerësues

    Insajderi
    01 November 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dallaveret për punësim po vazhdojnë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Gazeta Insajderi kishte raportuar për punësimin e një kandidati me notën mesatare 6 si asistente në një lëndë duke shkelur kështu rregulloren e Universitet. Tani në të njëjtin universitet është punësuar një kandidat që nuk është kompetent për lëndën për të cilën është angazhuar. Po ashtu, anëtarët e komisionit janë treguar të një anshëm duke favorizuar kandidatin me të cilin kanë pasur afrimitet. Kështu pretendon kundërkandidati, Lavdim Sahiti përmes ankesës së tij.

    Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” kishte hapur konkurs për pranimin e një asistenti në lëndët nga E Drejta Kushtetuese – Administrative në Fakultetin Juridik. Në këtë pozitë është pranuar kandidati Etnik Hajdaraj i cili ka të kryer drejtimin Ndërkombëtar.

    Etnik Hajdaraj  është angazhuar në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm në pozitën “Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për grup lëndësh nga E Drejta Kushtetuese – Administrative në Fakultetin Juridik, për semestrin dimërorë dhe veror të vitit akademik 2023/24.

    Përpos që nuk është i kualifikuar për lëndën që është përzgjedhur, Etnik Hajdari ka pasur të njohur edhe në komisionin vlerësues.

    Hajdaraj në temën e masterit e kishte mentor Petrit Nimanin i cili ka qenë pjesë e komisionit pranues e po ashtu në komision ka qenë edhe Orhan Ceku i ciki ka qenë në komisionin vlerësues të temës së masterit.

    Etnik Hajdaraj ishte po ashtu kryetar i Organizatës Studentore “USSH” ku themelues i organizatës figuron emri i Petrit Nimanit.

    Lidhur me këtë konkurs, është ankuar kundërkandidati i tij.

    Këtë ankesë e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Aty shihet se kundërkandidati ishte me notë mesatare me të lartë dhe me doktoratur të regjistruar. Po ashtu ishte në Drejtimin Penal ku është drejtim më i pranueshëm për lëndën që ishte hapur konkurs.

    Në ankesën e tij, Lavdim Sahiti pretendon se komisioni vleresuses nuk ka bërë vlerësim në baze të  dokumentacionit të dhënë por në baze të perfomancave duke e favorizuar kandidatin e përzgjedhur.

    “Komisioni ka qenë I njëanshëm dhe nuk e ka shqyrtuar aplikacionin tim”, shkruan në ankesë.

    Ndonëse partnere ne OJQ, Etnik Hajdaraj dhe Petrit Nimani vertetohet se janë shokë edhe nga rrjetet sociale.

    Vendimi i Univeritetit “Haxhi Zeka”

    Gazeta Insajderi kishte raportuar edhe me herët për disa skandale në këtë Universitet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark