Kryetarja e Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim, Fitore Pacolli, ka thënë se si komision kanë gjetur se dy prona publike janë tjetërsuar jashtëligjshëm.
Ajo ka thënë se Komisioni ka realizuar dy hulumtime të ndara për të dy pronat, njëra prej të cilave sipas saj gjendet të Fakulteti Teknik e tjetra te RTP-ja.
“Na kanë kërkuar qytetarët ta analizojmë këtë gjendje. Rasti i parë prona 68 ari në parcelat e Fakultetit Teknik, është tjetërsuar jashtëligjshëm. Rasti i dytë te RTP, 3 hektarë gjithashtu tjetërsim i pronës që është bërë jashtëligjshëm. Dyshimet janë që aktgjykimi ka qenë i falsifikuar sepse askund në institucione nuk e kemi gjetur origjinalin e aktgjykimit”, tha ajo.
Ajo ka thënë se pas kësaj konference gjetjet e tyre do t’i dorëzojmë te prokurori i shtetit.