×
  • Lajme
  • Lajme

    Dallaveret me prona në Veternik, deputeti i reagon me letra Agjencionit Kadastral

    Insajderi
    12 October 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Milazim Salijaj, i ka reaguar Agjencisë Kadastral të Kosovës rreth denoncimit për tjetërsim të pronave.

    Ai tha se kjo është shkelje e ligjit që paraqet gjendjen në këtë agjenci.

    “O njerëz të mirë të këtij vendi ,veprimi i fundit i Agjencionit Kadastral të Kosovës për tjetërsimin e 3.92 Ha pronë publike dhe regjistrimi i saj në emër të Sllavica Mikiq, me dokumentacion të falsifikuar, dhe shkelje Ligji paraqet dëshminë më të mirë se sa “kredibil është ky Agjencion”, ka shkruar ai.

    Sipas tij këto prona u tjetërsuan me dokumentacion të falsifikuar.

    “AKK, le të reagoje sa të doje, ngase faktet flasin që prona publike u tjetërsua në mënyre të kundërligjshme, përveç se me dokumentacion të falsifikuar dhe gati i para gjysmë shekulli ( 28.04.1976), prona ishte edhe në proces të Likuidimit, sipas Vendimit të AKP- së Nr. Ref.BD- 144/8, ( e që Ligji mbi AKP- në dhe Udhëzuesi Juridik i Gjykatës Supreme, i Pezullon të gjitha Aktgjykimet, Aktvendimet apo edhe Vendimet e arbitrazhit, derisa Ndërmarrja është në proces të Likuidimit)”, tha Salijaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark