“Dallaveret me subvencione” – Ministri Çeku dorëzohet pas presionit të artistëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Dallaveret me subvencione” – Ministri Çeku dorëzohet pas presionit të artistëve

    Insajderi
    10 December 2021 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fillim të muajit tetor Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë thirrje publike për blerjen e veprave të artit të artistëve vendor në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

    Lidhur me listën përzgjedhëse të Ministrisë së Kulturës, ka pasur kundërshtime të ashpra nga një pjesë e komunitetit artistik të arteve vizuale.

    Ata kanë dhënë vërejtje rreth përzgjedhjes së komisionit dhe rreth shumave që janë dhënë për blerje të disa prej veprave.

    Artistët kërkuan nga ministri Hajrullah Çeku, ta anulojë në tërësi vendimin e tij, për Listën përzgjedhëse dhe gjithë procesit të rinisë nga zeroja.

    Adriana Marku-Sedaj, nga komuniteti i artistëve të arteve vizuale në një intervistë për Gazeten Insajderin, tha se nga thirrja e cila ishte për blerje të veprave do të duhet në radhë të parë t’u ndihmohet artistëve pa të ardhura e jo, siç ka pohuar ajo, pikërisht atyre të cilët përveç që marrin paga prej institucioneve publike siç është UP-ja, të njëjtit përfitojnë po nga MKRS fonde nga konkurset që janë shpallur më parë nga Pakoja e rimëkëmbjes.

    “Pa dashur t’i nënvlerësoj veprat e të përzgjedhurve, por nuk ka logjikë kur është fjala për rimëkëmbje, 247,000 euro janë taksat e të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm të disa të preferuarve të komisionit”.  

    “Për këtë raste do të ishte me e rrugës të emërohet një komision ndoshta nga vendet e tjera ose të ekspozohen të gjitha veprat konkuruese dhe të kenë mundësin t`i shohin edhe publiku pasi mjetet jane të dedikuara për blerjen e veprave për shtet dhe jo koleksion privat”, tha Marku- Sedaj.

    Duke mbështetur vendimin e ministrit për anulim pas reagimit të tyre, Sedaj tha se:

    “Më në fund ka filluar të funksionoj shteti ligjor dhe që e ndëgjon zërin e qytetarit të vet”.

    Piktori Xhevdet Pantina, tha për Gazetën Insajderi, se ky komisioni ka qenë për antivlera. Ai madje ka kërkuar shkarkimin dhe penalizimin e komisionit.

    “Sa i përket komisionit nuk e di se si nuk u vie turp për këtë veprim, më vjen aq gërdi edhe të ua përmend emrat sepse ky komison nuk meriton asgjë tjetër vetëm shkarkimin edhe penalizimin e tyre sepse këta jo vetëm që kanë bërë shkelje ligjore, po kanë fut edhe një përçarje të vetë komuniteti artistik”.

    Pantina tha se ajo çfarë kanë bërë komisioni vetëm punë profesionale nuk mund të quhet.

    “Nuk e di se me çfarë kritere kanë bërë përzgjedhjen e këtyre vepra e artist, mirëpo të vije turp t`i thuash vetës artist edhe krahasimi i tyre me njerëz që nuk janë përzgjedh vërtetë është injoruese. Ky është komision i turpit, por po e shoh se janë mësuar të jetojnë mbi turpin që e kanë bërë në vazhdimësi”.

    Piktori Xhevdet Pantina ka thënë se përfitues të thirrjes për blerje të veprave të artit janë edhe anëtar të Këshillave Drejtuese të MKRS-së, që sipas tij kjo dëshmon se përbrenda ka edhe element të konfliktit të interesit.

    “Ne këtë përzgjedhje ka edhe shkelje ligjore këtu duhet cekur siç ia kujtova edhe ministrit dje sepse në konkurs shkruan kjartë asnjë bashkëpuntorë ose puntor i ministrisë nuk ka të drejtë as të aplikoj ndërsa këtu ka edhe përfitues”, tha Pantina.

    Gazeta ka kontaktuar edhe Zake Prelvukaj, që ka qenë pjesë e komisionit vlerësues në këtë proces por ajo nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës për këtë çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark