Damka deklarohet pas aktakuzës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Damka deklarohet pas aktakuzës

    Insajderi
    05 July 2025 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale dje ka ngritur aktakuzë ndaj Fikrim Damkës, ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., ushtrues i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, në një deklaratë para fillimit të seancës, tha se nuk ka pranuar ende asnjë ftesë nga ndonjë gjykatë në Kosovë dhe se nuk mund të komentojë aktakuzën pa e parë atë.

    “Së pari unë si ministër në detyrë nuk kam marrë as një ftesë prej asnjë gjykate në Kosovë. Nuk mund ta komentoj pa e lexuar aktakuzën, kur e lexojmë aktakuzën, kur thirremi nga gjykata do të paraqitem me plotë vullnetin”, tha ai.

    Ai është shprehur i bindur se nuk ka pasur shkelje ligjore apo keqpërdorim të detyrës në punën e tij si ministër.

    “Jam i bindur që nuk ka pasur as një shkelje ligjore, as një keqpërdorimi i asnjë vendi të Republikës së Kosovës”, tha ai.

    Damka ka kritikuar mediat dhe një parti opozitare për, siç ka thënë ai, elaborimin e çështjes në publik pa pasur një dosje të konfirmuar.

    “Është shqetësues të elaborohet nga mediat, apo nga një parti e opozitës që ka elaboruar dosjen që ne nuk e kemi elaboruar. Por faktet dhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë,” përfundoi ai.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më 4 korrik se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për keqpërdorim të mbi një milion eurove nga buxheti i shtetit, përmes subvencioneve të ndara gjatë periudhës 2020–2022.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark