×
  • Lajme
  • Lajme

    Danas: Vuçiq kryeredaktor i tabloideve në Serbi, ato sulmojnë çdo kritikues

    Insajderi
    16 October 2021 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Tabloidet ekzistojnë gjithkund në botë, por vetëm në Serbi, shteti i ka tabloidet e veta”, kështu e nis tekstin për situatën mediatike në Serbi, “Danas”-i, një prej të paktave gazetave profesioniste atje.

    Në këtë tekst thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është kryeredaktori i të gjitha tabloideve në Serbi dhe se këto tabloide që nga viti 2012 nuk e kanë shkruar as edhe një kritik të vetme që prej ardhjes së Vuçiq në pushtet. Përjashtim bën në pak raste “Kurir”-i, derisa pronari Aleksander Rodiq u pajtua me Vuçiqin, transmeton Gazeta Express.

    “Informer, Telegrafi serb, Kurri deh Alo janë tabloidet pro-regjimit më me ndikim që glorifikojnë figurën dhe punën e Aleksandër Vuçiqit, dhe që sulmojnë çdo kënd që e kritikon politikën e tij, pa u përmbajtur nga gënjeshtrat, fyerjet dhe shpifjet. Madje në disa raste, sulmet për disitendët e Presidentit të Serbisë janë kthyer edhe në kampanja të fuqishme që i kanë shndërruar ata në tragete duke ju rrezikuar edhe jetën. Udhëheqësit e opozitës janë cilësuar si “farkëtarë të” planeve të ferrit “për vrasjen e presidentit, ata janë duke përgatitur vrasje, dhe gazetarët – mercenarë të huaj, manjatë, tradhtarë”, thuhet në këtë artikull të Danas.

    Tutje thuhet se personi që shfaqet në publik me histori të tilla dhe që i përsërit ato paktën një herë në javë në tv Pink ose Happy Tv është pronari dhe kryeredaktori i “Informer”, Dragan Vuçiqeviq.

    “Danas” e ka kontaktuar të njëjtin për ta pyetur nëse ka publikuar ndonjëherë ndonjë tekst kritikues për Vuçiqin, ai ka thënë se e ka bërë disa herë.

    “Urrejtja e juaj e sëmur do t’iu mbys juve. Kontaktoni Gjilasin për ndonjë kredi. Ai do t’iu japë”, i ka thënë Vuçiqeviq gazetares së “Danas”-it, Katarina Zivanoviq.

    Megjithatë “Danas” rikthen në kujtesë faktin se Vuçiqeviq më përpara ka pasur një mendim negativ për Vuçiqin, deri në vitin 2012 kur ky i fundit u bë zëvendëskryeministër.

    “Ne s’kemi gjetur asnjë tekst kritik për Vuçiqin në këto media, dhe kryeredaktori i Telegrafit serb, Milan Landeviq, nuk është përgjigjur në thirrjet dhe mesazhet tona me pyetje se kur e kanë kritikuar Vuçiqin një herë. Disa orë më pas, një gazetar i këtij tabloidi e ka teleffonuar kryeredaktorin e Danas, Drazha Petroviq “Kur ka qenë hera e fundit që e keni kritikuar Gjilasin, në çfarë teksti”. Kësaj pyetje i jemi përgjigjur duke i dërguar një link të publikuar në Danas ku kritikohet ai. Kryeredaktori i Alo, Vasilije Popoviq, s’ka dashur të flasë për atë se kur e kanë kritikuar Vuçiqin”, shkruan tutje në artikullin e Danas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark