Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

    Insajderi
    10 February 2025 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fushatë ka filluar në Danimarkë për të marrë shtetin e Kalifornisë nga SHBA-ja në këmbim të ofertës së diskutueshme të presidentit Donald Trump për të marrë Grenlandën.

    Bëhet e ditur se fushata “Denmarkification” synon të mbledhë 1 trilion dollarë për të marrë shtetin.

    Në faqen e internetit të fushatës u renditën përfitimet e Kalifornisë, duke vënë në dukje se shteti i Amerikës Perëndimore ka 300 ditë me diell në vit dhe investime të rëndësishme teknologjike.

    Fushata tha gjithashtu se do ta riemërtonte Disneyland-in “Hans Christian Andersenland”, sipas shkrimtarit të famshëm danez të fabulës, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

    Raportohet se kjo nismë u justifikua duke thënë se “Trump nuk është pikërisht fansi më i madh i Kalifornisë” dhe “ai do të ishte i gatshëm ta jepte atë për një çmim të arsyeshëm”.

    Ndryshe, danezët u zotuan të sjellin “sundimin e ligjit, kujdesin shëndetësor universal dhe politikën e bazuar në fakte” në Kaliforni.

    Ndërsa Grenlanda, një territor nën sovranitetin danez që nga viti 1953, ka tërhequr interesin e Trumpit për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe burimeve të mëdha minerale.

    Tensionet u rritën pasi Trump refuzoi të përjashtonte veprimet ekonomike ose ushtarake për të siguruar Grenlandën, duke pretenduar se ishte kritike për “mbrojtjen e botës së lirë”.

    Trump e ka përshkruar më parë zotërimin e Grenlandës si një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë ekonomike të SHBA-së. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark