Ish- futbollisti brazilian Dani Alves ka pretenduar për herë të parë se ka qenë i dehur natën kur dyshohet se përdhunoi një të re në një klub nate në qytetin e Barcelonës.
Ky mund të jetë një faktor lehtësues në uljen e dënimit nëse ai dënohet përfundimisht për një krim të sulmit seksual.
Mbrojtja e lojtarit, e udhëhequr nga avokatja Ines Guardiola, është shprehur se gjendja e dehur e Dani Alves e ka dëmtuar dhe për këtë arsye pretendojnë se ai nuk ka qenë plotësisht në dijeni të veprimeve të tij.
E njëjta avokate kërkon shfajësimin për klientin e saj, me argumentin se përdhunimi i dyshuar i ndodhur më 30 dhjetor 2022 nuk është i vërtetë, ndërsa gjykimi është caktuar në shkurtin e ardhshëm.
Prokuroria kërkon nëntë vjet burg dhe dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh, duke e akuzuar ish-lojtarin e madh për sulm seksual, ndërsa akuza e paditësit kërkon dënimin maksimal për përdhunim, i cili do të ishte 12 vjet.
Sipas asaj që publikoi agjencia EFE, ky do të ishte një ndryshim i ri versioni në dëshminë e Dani Alves, i cili në fillim madje deklaroi se nuk e njihte viktimën. Më vonë ai pranoi se ishte takuar me të në një klub nate, por deklaroi se asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre. Por deklaratat e tij vazhduan të ndryshoheshin, duke thënë se me vajzën kishte kryer seks oral në mënyrë konsensuale, e krejt në fund braziliani e ka pranuar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me viktimën, por deklaroi se ka qenë me konsensuale., transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se kishte gënjyer për të fshehur tradhtinë nga gruaja e tij, Joana Sanz.