Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Dani Olmo ka qenë fantastik në Euro 2024, duke siguruar kështu finalen e madhe.
Olmo është një nga më të kërkuarit gjatë merkatos së verës dhe krejt kjo për shkak të paraqitjeve fantastike në Kampionatin Europian.
Gjatë një interviste, Olmo tregoi se klauzola e tij është deri më 20 korrik dhe ato skuadra që duan transferimin e tij duhet të reagojnë më shpejt.
“Nëse klubet më duan mua, ata e dinë se çfarë mund të bëjnë. Ka kohë deri më 20 korrik për klauzolë, përndryshe më vonë do bëhen negociatat më të vështira.
“Unë kam kontratë me Leipzigun dhe dua të fitoj tituj me ta”, u shpreh Dani Olmo
Kujtojmë që Olmo është vetëm 26-vjeçar dhe gjatë Euro 2024, ka zhvilluar pesë ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste./