Daniel Craig, kampion në rolin e “Agjentit 007” - Insajderi
×
Kulturë

Daniel Craig, kampion në rolin e “Agjentit 007”

Insajderi
09 April 2019 - 11:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me 4527 ditë të kaluara në rolin e “Agjentit 007”, Daniel Craig bëhet James Bond-i më jetëgjatë në historinë e sagës, duke mundur rekordin e Roger Moore (4526 ditë) e Sean Connery (9 vjet).

Kur “Bond 25” do të dalë në kinema, parashikuar për më 8 prill 2020, do të kenë kaluar 14 vjet nga paraqitja e parë e aktorit.

Pierce Brosnan, që bëri paraqitjen e parë në rol me ”Goldeneye”, 1995, kaloi 7 vjet si personazhi kryesor.

Ishte ”Casino Royal”, 2006, filmi i parë ku 38-vjeçari Craig debutoi në rolin e 007-s dhe tani aktori britanik, në moshën 51-vjeçare, përgatitet për kapitullin e tij të pestë dhe të fundit të sagës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark