Danimarka do të ndërtojë ishull për prodhim të energjisë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Danimarka do të ndërtojë ishull për prodhim të energjisë

    Insajderi
    05 February 2021 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Danimarka ka miratuar një plan për të ndërtuar ishullin e parë për energji në botë, transmeton Alsat. Ishull ky që do të gjenerojë dhe ruajë energji elektrike, të mjaftueshme për nevojat e tre milion familjeve evropiane.

    Ishulli artificial, me madhësinë e 18 fushave të futbollit do të lidhet me qindra turbina ere dhe do të sigurojë energji për familjet dhe industrinë. Nga ky projekt do të përfitojnë disa vende evropiane.

    Ky plani vjen paralelisht me ambiciet e Bashkimit Evropian për të transformuar sistemin e energjisë, i cili brenda dhjetë viteve duhet të mbështetet në energjinë e rinovueshme dhe të forcojë kapacitetin e turbinave me erë.

    “Ky është një moment i shkëlqyeshëm për Danimarkën dhe tranzicionin global në energji të gjelbër”, tha ministri danez i Energjisë, Dan Jorgensen.

    “Termocentrali i Detit të Veriut do të jetë projekti më i madh i ndërtimit në historinë daneze”, pohoi ai, duke shtuar se ky projekt do të kushtojë rreth 34 miliard dollarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark