Danimarka publikon listën e klerikëve që ndalohen të hyjnë në vend – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Danimarka publikon listën e klerikëve që ndalohen të hyjnë në vend

    Insajderi
    02 May 2017 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Danimarka për herë të parë ka publikuar një listë të gjashtë klerikëve të huaj me “pikëpamje antidemokratike”, të cilët janë ndaluar të hyjnë në vendin nordik për dy vjet, shkruan AA.

    Ministri i Integrimit, Inger Stoejberg, është shprehur se Qeveria “nuk do të pranojë që predikuesit e urrejtjes … të predikojnë urrejtje kundër shoqërisë daneze”.

    Lista u publikua si një masë paraprake dhe personat me sa duket nuk kanë qenë kurrë në Danimarkë.

    Stoejberg tha të martën se pesë prej këtyre personave “i indoktrinojnë” të tjerët të “kryejnë dhunë kundër grave dhe fëmijëve (dhe) përhapin ide rreth kalifatit.”

    Njëri është një predikues i krishterë amerikan.

    Vitin e kaluar, Parlamenti i Danimarkës mbështeti përpilimin e një liste të tillë. Disa vende të tjera evropiane kanë legjislacion të ngjashëm. Britania, për shembull, mund të mohojë hyrjen e njerëzve me dënime penale ose të atyre që prania nuk konsiderohet “e favorshme për të mirën publike”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark