Zona etiketohet ndryshe nga danezet si “qyteti i lirë” i Kopenhagenit, kjo sepse Christiania është e famshme për tregtinë e kanabisit, shtëpitë shumë ngjyrëshe si edhe njerëzit e veshur me stil hippi.
Disa ditë më parë zona u trondit nga një incident me të shtëna, ku dy policë janë plagosur rëndë ndërsa po tentonit të vinin në pranga një nga bosët më të mëdhenj të drogës.
Tregtia e drogës ne Christiana kap vlerën e 150 milionë dollarëve në vit. Zona është atraksioni i katërt më i madh turistik në Danimarkë, që vizitohet në vit nga gjysmë milioni turistë. Revolta e banorëve erdhi pasi qyteti ishte kthyer në folenë e tregtarëve të drogës dhe përdoruesve të saj.
Edhe pse shumë banorë te Christiania-s kanë qëndrime liberale ndaj drogës, ata ndihen te bezdisur nga prania e grupeve kriminale. Sipas policisë tregtia e drogës atje drejtohet nga bandat më të mëdha kriminale.