Islami “shpjegohet” me trëndafila – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Islami “shpjegohet” me trëndafila

    Insajderi
    18 June 2017 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në aktivitetin e emërtuar “Unë Jam Musliman” i zhvilluar në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, janë shpërndarë trëndafila për qytetarët danezë.

    Degët rinore të Komunitetit Islam të Danimarkës kanë zhvilluar aktivitetin “Unë Jam Musliman” në çadrën e stolisur përreth me minare maket në sheshin e bashkisë.

    Të rinjtë të cilët janë përpjekur të thyejnë paragjykimet e formuara në media kundër Islamit dhe muslimanëve, afërsisht 2 orë kanë shpërndarë trëndafila për danezët dhe iu kanë shpjeguar Islamin.

    Për gazetarin e AA-së të rinjtë janë shprehur se këtë aktivitet e zhvillojnë kryesisht për muajin e Ramazanit dhe se janë përpjekur t’iu shpjegojnë danezëve rëndësinë e këtij muaji për muslimanët.

    Qytetarët dhe turistët kanë shfaqur reagime pozitive ndaj të rinjve vullnetarë, raporton Anadolu Agency.

    Komuniteti Islam i Danimarkës në 6 vitet e fundit zhvillon aktivitete të ndryshme për t’iu shpjeguar qytetarëve danezë islamin dhe muslimanët. Edhe në muajt e dimrit në një aktivitet, duke shpërndarë për qytetarët çokollatë të ngrohtë dhe bukë është përpjekur të japë një imazh pozitiv rreth Islamit dhe muslimanëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark