
Kandidati për Kuvend Komunal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, Dardan Berisha, ka zhvilluar takim elektoral me qytetarët e fshatit Greikoc.
Berisha tha se fushata në këtë vendbanim nuk është vetëm garë politike, por një mundësi për të zgjedhur drejtimin e duhur për të ardhmen e qytetarëve. Ai ka prezantuar programin e tij, duke theksuar se prioritet do të kenë investimet në infrastrukturë, përkrahja për bujqësinë dhe fermerët, arsimi më cilësor për fëmijët, shëndetësia më e afërt për qytetarët dhe krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë.
“Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve të Greikocit dhe gjithë Suharekës. Ne premtojmë një qeverisje të ndershme, transparente dhe pranë qytetarit,” u shpreh Berisha.
Ai gjithashtu tha se së bashku me kandidaten për Kuvend Komunal, Hasime Beqiraj, do të angazhohen për të sjellë zhvillim dhe më shumë mundësi për Greikocin dhe gjithë komunën e Suharekës.