Dardan Berisha: Një nga projektet më të rëndësishme të programit tonë qeverisës është sigurimi i ujit të pijshëm për çdo familje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Dardan Berisha: Një nga projektet më të rëndësishme të programit tonë qeverisës është sigurimi i ujit të pijshëm për çdo familje

    Insajderi
    08 October 2025 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha, ka bërë të ditur se një nga projektet kryesore të programit të tij qeverisës është sigurimi i ujit të pijshëm për çdo familje.

    Me shpimin e dy puseve të reja, qyteti i Suharekës do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Ky investim do të shtojë 30 litra ujë në sekondë në sistemin e furnizimit, duke garantuar cilësi, stabilitet dhe përmirësim të kushteve të jetesës për banorët e komunës.

    Berisha theksoi rëndësinë e këtij projekti si hap i rëndësishëm drejt një Suhareke më funksionale dhe të zhvilluar.

    https://www.facebook.com/reel/24714116264942117


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark