
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Dardan Berisha, bashkë me kandidatët për Asamblenë Komunale, Armend Krasniqi dhe Ajet Zmajlaj, vizituan kompaninë vendore “ISEFERI Sh.P.K.”, një ndër bizneset me traditë në sektorin e ndërtimtarisë.
Gjatë vizitës, Berisha shprehu vlerësim për punën dhe përkushtimin e afaristit Bajram Seferaj dhe stafit të tij, duke e cilësuar kompaninë si një shembull të suksesit dhe qëndrueshmërisë ekonomike në nivel lokal.
“Bizneset me traditë janë shtylla e zhvillimit të komunës sonë. Si kandidat për kryetar, premtoj mbështetje të vazhdueshme për iniciativat vendore dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjithë afaristët që kontribuojnë për një Suharekë më të zhvilluar,” theksoi Berisha.