Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm

    Insajderi
    29 July 2024 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Ferizajt të hënën, më 29 korrik e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.

    Ndërsa, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në kryerjen e veprës vrasje e rëndë, përcjell Insajderi.

    Dardan Krivaqa është dënuar më burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa është liruar nga akuzua për veprën penale “Dhunim”.

    Rasti në fjalë është kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin në të cilin Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndërkaq Arbër Sejdiut i ishin dhënë 15 vjet burgim.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark