Dardan Krivaqa nuk flet para Prokurorit, ky është arsyetimi i tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dardan Krivaqa nuk flet para Prokurorit, ky është arsyetimi i tij

    Insajderi
    20 October 2021 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e ish-partneres së tij 18-vjeçare, Marigona Osmani, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje, gjatë marrjes në pyetje nga prokurori i rastit.

    Krivaqa ka pasur të deklarohej sot në orën 09:00 para prokurorit, por i njëjti ka thënë se nuk dëshiron të flas pa e parë raportin e autopsisë së ish-partnerës së tij, këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi.

    Dardan Krivaqa, si në polici, si në gjykatë kur i është caktuar masa e paraburgimit ashtu edhe sot para prokurorit të çështjes është mbrojtur në heshtje, në prani të avokatit të tij.

    “Gjatë ditës së sotme ka pasur deklarimin Dardan Krivaqa në orën 09:00, por është mbrojtë në heshtje. Me arsyetimin se dëshiron me pa raportin e autopsisë”, tha avokati Gazmend Rexhepi për Gazetën Insajderi.

    Tutje avokati tha se përgjigja e prokurorit ishte se Krivaqa do të mund t’i shohë provat në fazat e mëvonshme.

    Janë bërë disa ditë prej kur Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka dorëzuar në prokurorinë kompetente raportin e autopsisë së Marigona Osmanit, e cila dyshohet se u vra pas dy ditësh keqtrajtimi mizor nga ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

    Express mëson se raportin e autopsisë nuk e ka parë akoma familja e Marigonës e as avokati i rastit, pasi kjo ka qenë kërkesë e prokurorisë që të mos dëmtohen hetimet, kërkesë kjo e pranuar nga familja dhe avokati.

    Gjykata Themelore e Ferizajt, në shtator u ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, konkretisht deri më datën 21 nëntor.

    Krivaqa e Sejdiu akuzohen se më 22 gusht të këtij viti kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren Marigona Osmani, ku më pas e kishin dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt dhe ishin larguar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark