Dardan Sejdiu për nënkryetar nga PDK-ja, për Insajderin flasin nga dega e partisë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dardan Sejdiu për nënkryetar nga PDK-ja, për Insajderin flasin nga dega e partisë në Prishtinë

    Insajderi
    24 January 2022 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emri i Dardan Sejdiut i cili ka qenë nënkryetar i Prishtinës po përfolët që përsëri të marr këtë post por në rrethana tjera, shkruan Insajderi.

    Ndonëse, kur ishte në këtë pozitë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tani emri i tij po propozohet nga një parti tjetër. Sejdiu po propozohet nga një pjesë e PDK-së e cila është në koalicion bashkë me LDK-në e kryetarit Përparim Rama.

    Edhe pse zyrtarë të PDK-së i thanë Insajderit se nuk ka përçarje brenda partisë për emrin e Dardan Sejdiut e as ndonjë emër tjetër, Insajderi merr vesh se ka mospajtime rreth këtij emërimi.

    Arben Gecaj, sekretar i Përgjithshëm i Degës së PDK’së në Prishtinë, në një prononcim për Insajderin tha se brenda PDK-së në Prishtinë është çdo gjë në rrjedha normale

    “Dega e PDK‘së në Prishtinë është në konsulta dhe çdo gjë është në rrjedha normale. Nuk kemi asnjë informacion për pakënaqësi apo  lobim për ndonjë individ të caktuar. Mbledhjet e Kryesisë janë të rregullta, s’kemi ndasi as në  Kryesi e as në asamble”, është shprehur Gecaj.

    Dardan Sejdiu, i cili ishte kritik i madh i ish-liderëve të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ishte afruar më pas me një grup brenda PDK-së së Prishtinës, të cilin e kishte përkrahur edhe në zgjedhjet e fundit lokale, por që nuk i ishte bashkuar zyrtarisht këtij subjekti politik.

    Megjithatë, tani pas hyrjes në bashkëqeverisje të PDK-së me LDK-në në kryeqytet, lidershipi i ri i PDK-së së Prishtinës duke i shpërfillur të rinjtë e Prishtinës që me vite të tëra kanë dhënë kontribut si pjesë e PDK-së, mësohet se po këmbëngulin që Dardan Sejdiu të bëhet nënkryetar i Prishtinës si i propozuar i tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark