Dardanët me njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes Zvicër – Kosovë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Dardanët me njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes Zvicër – Kosovë

    Insajderi
    05 September 2025 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët e përfaqësueses së Kosovës, të njohur si “Dardanët”, kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm para përballjes së sontme ndaj Zvicrës në Basel, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026.

    Në komunikatën e publikuar, ata kanë bërë të ditur se, me rekomandim të forcave të rendit zvicerane, tifozët do të mblidhen nga ora 14:00 në “Christoph Merian Park”, i caktuar si pikëtakimi kryesor i përkrahësve të Kosovës.

    “Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithërruese për kombëtaren e atdheut të shenjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna Dardanët me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv”, thuhet në njoftim.

    Përmes këtij organizimi, “Dardanët” synojnë që përveç prezencës masive, të krijojnë atmosferë të zjarrtë dhe mbështetje të fuqishme për futbollistët e Kosovës në një nga ndeshjet më të rëndësishme të ciklit kualifikues.

    “Për Kosovën. Për ndjenjën më të bukur në botë!”, thuhet në njoftimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark