“Dardanët” motivojnë lojtarët e kombëtarës para ndeshjes ndaj Islandës: Forca bijtë e vendit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Dardanët” motivojnë lojtarët e kombëtarës para ndeshjes ndaj Islandës: Forca bijtë e vendit

    Insajderi
    23 March 2025 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

    Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kombeve, ku synon të sigurojë një vend në Ligën B për herë të parë.


    “Dardanët” vijnë në këtë sfidë me një avantazh të lehtë, pasi në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, triumfuan me rezultatin 2:1.

    E tifozët e Kosovë, “Dardanët” publikuan një video motivuese para kësaj sfide.

    “Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit!”, shkruhej në postimin e “Dardanëve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark