×
  • Sport
  • Sport

    Dardanët nisen për në Qipro pa Zhegrovën, Muslijën dhe Muriq

    Insajderi
    08 September 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur sot për në Qipro për ndeshjen që do të zhvillohet të hënën, në orën 18:00, në Larnaca.

    Ata sot e kanë kryer seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali.

    “Dardanët nisën për në Qipro”, është mbishkrimi i videos të shpërndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në Facebook, ku shihet futbollistët duke u nisur.

    Në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës thuhet se futbollistët dardanë kanë punuar intensivisht në përgatitjet e fundit, me qëllim që të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe me moral të lartë përballë ekipit të Qipros.

    Sot me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark