×
  • Lajme
  • Lajme

    Darka e Lamës 2.0, Peci tradhtohet nga bashkëpartiakët- dy deputetë të ‘Listës Guxo’ bojkotuan eventin

    Insajderi
    03 December 2024 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa, bashkë me deputetin tjetër Burim Meta, ia kanë bojkotuar Darkën e Lamës kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

    Deputeti nga radhët e partisë ku është kryetar ministri Peci, Burim Meta, pati madje kritika të ashpra për të.

    ”Jo nuk kam marr pjesë. Nuk kam parë ndonjë darkë të Lamës, por kam parë një tentim për të imituar së paku në veshje ish-Presidentin Historik, Ibrahim Rugova e që mendoj se është ofendim për të dhe natyrisht se Darkat e Lamës i ka organizu Presidenti dhe natyrisht i takon Presidentes Vjosë”, ka deklaruar ndër të tjera Meta për Frontonline.

    Deputeti i GUXO, ka thënë se pjesëmarrës në Darkën e Lamës, ka qenë figura jo kredibile.

    ‘’Derisa Peci ka pasur këtë qasje ndaj Presidentes, e cila e ka kriju, e ka formësu dhe ja ka dhënë këtë pozitë, prej Zotit Peci, pritet gjithçka, për shkak se vlerësoj se zoti Peci, është top pak më i vogël se edhe mbiemri i tij”, u shpreh ai.

    Ndërkaq Mustafa ka thënë se e mbështetë deklaratën e bashkë partiakut të tij, Burim Meta.

    ‘’Jam me Burimin, qëndroj prapa asaj që tha ai, s’kam diçka tjetër me shtu’’, u shpreh shkurt deputeti për Frontonline.

    Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, tha sot për Insajderin se presidentja ka organizuar vetë këtë ngjarje më 26 tetor të këtij viti, pra muaj më parë.

    “Darka e Lamës, e inicuar nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova është traditë të cilën Presidentja Osmani e ka vazhduar çdo vit, përfshirë sivjet më 26 tetor 2024. Çdo vit nderohen grupe të ndryshme, ndaj përgjatë kësaj pjese të mandatit të Presidentes Osmani, kjo darkë është shtruar për: trupin diplomatik, Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymberi”, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe më 26 tetor të këtij viti, me fëmijët dhe të rinjtë e fshatit SOS.”.

    Kupina potencoi gjithashtu se Darka e Lamës mbetet një ngjarje nën patronazhin e Presidencës.

    “Ruajtja e kësaj trashëgimie është thelbësore për ta vazhduar traditën tonë kombëtare dhe institucionale. Në përputhje me vizionin e Presidentit Rugova, Darka e Lamës është një organizim nën patronatin e institucionit të Presidencës, institucion ky që sipas kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, e poashtu mbahet në tetor për shkak të kohës kur mblidhen dhe vilen të mirat e tokës sonë.  Pra, ashtu siç është nisur nga Presidenti Rugova, ashtu është vazhduar deri tash nga Presidentja Osmani”, ka deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark