×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Darkat luksoze të Kurtit me Krasniqin, dhe me Listën Guxo- Kaq mijë euro i kushtuan buxhetit të shtetit

    Insajderi
    10 June 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrit Albin Kurti ka zhvilluar tri takime pune mjaft luksoze gjatë muajit maj, duke i kushtuar afro 1 mijë e 230 euro. Kurti u takua me kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin, me partnerët e koalicionit qeverisës dhe partnerët e koalicionit nga komuniteti joshumicë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar qasje në dokumente publike se sa i kanë kushtuar Zyrës së Kryeministrit këto tri darka pune Albin Kurtit.

    Nga zyra e Kryeministrit në një përgjigje për Gazetën Insajderi kanë treguar çmimin e ndarë për secilën darkë.

    Me 13 maj, Kryeministri Kurti ka zhvilluar takim me kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin, ku kishin marrë pjesë edhe shefi i grupit paralamentar të PDK’së dhe Kryetaren e Alternatives, Mimoza Kusari Lila.

    Në këtë darkë prej katër personave, ZKM’ja ka shpenzuar 201 euro e 70cent.

    “Darkë pune me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi (4 persona) – 201.70€”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Kryeministrit për Insajderin.

    Me 15 maj, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me partnerët e koalicionit qeverisës, përkatësisht me bashkëdrejtuesit e Partisë Guxo, Donika Gërvalla dhe Faton Pecin si dhe me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

    Në këtë darkë me katër persona janë shpenzuar 216 euro e 60 cent.

    “Darkë pune me bashkëdrejtuesit e Partisë Guxo, Donika Gervalla dhe Faton Peci dhe Kryetaren e Alternatives, Mimoza Kusari Lila (4 persona) 216.60€”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Kryeministrit.

    Me 21 maj Kryeministri, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ishin takuar me partnerët e koalicionit nga komuniteti joshumicë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

    Takim ky me 14 persona, ku kishte kushtuar 802 euro e 40 cent.

    “Drekë pune me partnerë të koalicionit qeverisës dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvend (14 persona) – 802.40€”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Kryeministrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark