DASh mohon se Escobar është shkarkuar: Në javët në vijim merr tjetër detyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    DASh mohon se Escobar është shkarkuar: Në javët në vijim merr tjetër detyrë

    Insajderi
    06 May 2024 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet se Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga kjo pozitë.

    Nga DASh thonë se i dërguari për Ballkanin Perëndimor në javët në vijim do të marrë pozitë tjetër.

    “Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij. Të gjithë oficerët e Shërbimit të Jashtëm në karrierë i ndërrojnë detyrat me rotacion çdo një deri në katër vjet si një praktikë e rregullt. Si oficer karriere i Shërbimit të Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe pritet të kalojë gjatë në detyrën e tij të ardhshme në javët e ardhshme”, kanë thënë nga DASh në një përgjigje për Express.

    “Deri në tranzicionin e tij të planifikuar, ai mbetet në rolin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretari dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor”.

    Përveç rrëzimit të pretendimeve për shkarkimin e Escobar, gjithashtu janë mohuar edhe raportimet se bashkëshortja e tij ka marrë fonde nga Serbia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark